Presidenca jep detaje nga takimi Haxhiu – Radoniqi për përgaditjet për zgjedhjet e reja
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë drejt shpalljes së zgjedhjeve të reja. Sipas njoftimit për media, në takim u theksua rëndësia e përgatitjes së hershme dhe të koordinuar të të gjitha veprimeve që lidhen me…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, priti sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, me të cilin diskutoi për hapat institucionalë drejt shpalljes së zgjedhjeve të reja.
Sipas njoftimit për media, në takim u theksua rëndësia e përgatitjes së hershme dhe të koordinuar të të gjitha veprimeve që lidhen me organizimin e procesit zgjedhor, në përputhje të plotë me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe standardet demokratike.
Haxhiu vlerësoi rolin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në garantimin e një procesi të rregullt, të besueshëm dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se qytetarët e Kosovës kanë dëshmuar vazhdimisht pjekuri demokratike dhe besim në zgjedhje.
Gjatë takimit u diskutua për afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe koordinimin ndërinstitucional, me theks të veçantë në nevojën që procesi zgjedhor të zhvillohet pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale. /Lajmi.net/