Presidenca gjermane shkruan për takimin Osmani-Steinmeier: Duhet t’i krijoni kushtet e nevojshme për anëtarësim në KiE e BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Gjermani. Osmani sot ka takuar presidentin gjerman, Frank Walter Steinmeier. Në lidhje me këtë takim pati një deklaratë nga presidenca gjermane, ku thuhet se Steinmeier it ha Osmanit se Gjermania është e interesuar për stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin evropian të Kosovës. “Gjermania është shumë e…

Lajme

02/10/2024 13:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Gjermani.

Osmani sot ka takuar presidentin gjerman, Frank Walter Steinmeier.

Në lidhje me këtë takim pati një deklaratë nga presidenca gjermane, ku thuhet se Steinmeier it ha Osmanit se Gjermania është e interesuar për stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin evropian të Kosovës.

“Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës, theksoi Presidenti Federal gjatë bisedimeve. Vendi duhet të punojë për t’i krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Gjermani./Lajmi.net/