Presidenca: Disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës po i menaxhojnë barrikadat në veri
Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se, disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës që dhanë dorëheqjen në nëntor të këtij…

Lajme
Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se, disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës që dhanë dorëheqjen në nëntor të këtij viti, po menaxhojnë barrikadat, shkruan lami.net.
Vela ka thënë edhe se, përveç ish-oficerëve të PK-së, janë edhe anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita”, të cilët po menaxhojnë barrikadat.
Tutje, ai është shprehur se Beogradi mban përgjegjësitë e plotë për çdo përshkallëzim.
“Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës. Anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat. Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka thënë Vela. /Lajmi.net/
? #Serbia has instructed its illegal structures to set up barricades in north #Kosovo.
Members of the so-called “Civilna Zastita” and some former KP officers that resigned in November 2022 are manning the barricades.
Belgrade bares the full responsibilities for any escalation.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 10, 2022