Prerësit ilegalë të pyjeve ia vënë flakën automjetit me drurë dhe ikin nga policia
Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, policia e Kaçanikut gjatë patrullimit në Malet e Sharrit sonte rreth orës 21:30, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me drurë të prerë ilegalisht. Pavarësisht sinjaleve të policisë për ndalim, personat e dyshuar kanë vazhduar lëvizjen, më…

Lajme
Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, policia e Kaçanikut gjatë patrullimit në Malet e Sharrit sonte rreth orës 21:30, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me drurë të prerë ilegalisht.
Pavarësisht sinjaleve të policisë për ndalim, personat e dyshuar kanë vazhduar lëvizjen, më pas në një rrugë malore kanë shkarkuar disa drurë për të penguar policinë, i kanë vënë zjarrin automjetit xhip dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë komandanti i stacionit policor, një njësi e NJRSH dhe janë njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”. Janë ndërmarrë veprime hetimore dhe është në proces identifikimi i të dyshuarve, raporton KosovaPress.
Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me rojet e pyjeve po vazhdon angazhimet për parandalimin e prerjes dhe shitjes ilegale të drurëve, ndërsa fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo rast përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të ruhen me konfidencialitet të plotë.