Prenkaj: Votimi jashtë ambasadave nënkupton ekspozim të integritetit dhe kredibilitetit të votës së në territor të huaj!

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka komentuar vendimin e PZAP-it, për votimin e diasporës vetëm në përfaqësi diplomatike, që erdhi si rezultat i ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili tha se është korrekt edhe në aspektin e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, të vitit 1961. Prenkaj thotë se në një publikim të…

Lajme

01/12/2025 11:16

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka komentuar vendimin e PZAP-it, për votimin e diasporës vetëm në përfaqësi diplomatike, që erdhi si rezultat i ankesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili tha se është korrekt edhe në aspektin e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, të vitit 1961.

Prenkaj thotë se në një publikim të IFES, organizatë e specializuar për zgjedhjet ”Out of Country Voting (Votimi jashtë vendit), nga autorët: Peter Erben, Ben Goldamith dhe Aysha Shujaat, në mes tjerash kur bëhet fjalë për votim jashtë vendit, trajtohet votimi jashtë hapësirave të ambasadave/konsullatave.

Në këtë punim, ai thotë se shprehimisht thuhet:

“Është e pazakontë që shteti pritës të lejojw një shtet tjetër zgjedhjet në terrorin pritës. Në të shumtën e rasteve, kësi lloj votimesh nuk lejohen nga shteti pritës, por edhe nëse këto operacione merren në konsideratë, definimi i modaliteteve të operacioneve do të përfshinte negociata ndërqeveritare komplekse. Kjo metodologji e votimit jashtë vendit është opsioni më i kushtueshëm.”

Pra, Prenkaj shprehet se votimi jashtë hapësirave të ambasadave/konsultave nënkupton ekspozim të integritetit dhe kredibilitetit të votës së sovranit në territor të huaj, e që në një mënyrë cenon sovranitetin e shtetit pritës.

“Prandaj votimi i diasporës në vendet pritëse mund të zhvillohet duke u bazuar në Konventën për Marrëdhënie Diplomatike (1961) dhe Konventën për Marrëdhënie Konsullore (1963), si dhe në negocim me autoritetet e vendit pritës. Në rastin konkret, ligji vendor për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton saktësisht atë që është në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Një vendim i tillë jo ligjor, në kundërshtim me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare bënë që shtetet pritëse të trajtojnë sjelljen e tillë si të papjekur, aq më fort si entitet jo shtetëror që eksperimenton me projekte “alternative, “interesante”. Nuk ndërtohet kauza mbi premisa të dëmtimit të imazhit dhe interesit shtetëror, interesit afatgjatë qytetar.” – shkruan Prenkaj.