Premierliga me lider të ri pas xhiros së 23-të

Humbja nga Chelsea i ka kushtuar Arsenalit me rënien në pozitën e tretë.

Sport

24/01/2016 20:12

Xhiroja e 23-të e elitës së futbollit anglez, Premierligës, ka sjellë një lider të ri.

Leicester City është tani në vendin e parë me 47 pikë, tri më shumë se Manchester City që është i dyti, përcjellë “Lajmi.net”.

Pas humbjes me Chelsean, Arsenali mbetet i treti me 44 pikë, dy më shumë se Tottenham që është i katërti.