Premierë: Publikohet “Simpatia” nga Lumi B dhe Dhurata Dora (Video)

Bashkëpunimi mes Lumi B dhe Dhuratës është paralajmëruar tash e një kohë.

ShowBiz

18/06/2017 14:06

Ata nuk zbuluan shumë detaje në lidhje me këtë këngë, por dyshja kishin njoftuar vetëm se kënga do të publikohet të dielën në orën 14:00, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë është bashkëpunimi i parë mes Lumit dhe Dhuratës, që pritet të jetë i suksesshëm ashtu si edhe këngët e tjera të tyre.

Kënga me titull “Simpatia” është ripërpunim i këngës së Edona Llalloshit dhe Memli Krasniqit.

Në linkun e mëposhtëm mund ta dëgjoni këngën “Simpatia” nga Dhurata Dora dhe Lumi B në version të ri. /Lajmi.net/

YouTube player