Premier League: Arsenal – Liverpool ‘eklipson’ Champions Leaguen, sfidë jetike për ‘Reds’

Kampionati elitar i futbollit anglez vazhdon sonte me dy përballje, me vëmendjen kryesore që shkon te ndeshja Arsenal – Liverpool.

Sport

16/03/2022 08:27

Skuadra e Liverpool luan në udhëtim ndaj skuadrës me formë të lartë, Arsenal, në kërkim të tri pikëve, shkruan lajmi.net.

‘Reds’ duan të shfrytëzojnë gabimin e Man City ndaj Crystal Palace, dhe me një fitore eventuale të afrohen në një pikë diferencë me ‘Citizens’.

Por, një Arsenal që po lufton për një vend në top katërshe dhe po kalon formë të shkëlqyer nën urdhrat e Mikel Arteta, pritet të hap shumë telashe.

Arsenal dhe Liverpool përballen me njëra-tjetrën sonte me fillim nga ora 21:15.

Ndeshja tjetër në kuadër të Premier League që zhvillohet sonte është ajo mes Brighton dhe Tottenham Hotspur (20:30). /Lajmi.net/