Premia të pabesueshme për të eliminuar Chelsean

Pronarët e skuadrës franceze, PSG, kanë premtuar një premi të madhe për secilin lojtar, nëse arrijnë ta eliminojnë Chelsean gjatë mbrëmjes së të mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/03/2015 16:20

PSG udhëton te Chelsea në të mërkurën, për të zhvilluar ndeshjen e dytë, pasi e para e luajtur në Francë përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.

Zyrtarët e skuadrës franceze, kanë premtuar nga 250 mijë euro shpëblim për secilin lojtar të skuadrës, nëse arrijnë të kualifikohen për në cerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Natyrisht se një gjë e tillë do të jetë motivim shtesë për lojtarët e skuadrës franceze që janë në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.