Prelec e quan kolaps shtetëror numërimin e stërzgjatur të votave nga KQZ
Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave tha se po mendonte se si në Gjermani numërimi i votave përfundoi disa orë pas votimit, ndërsa në Kosovë sot u bënë 15 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe ende nuk janë numëruar të gjitha votat. Ai e quajti “kolaps i…

Lajme
Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave tha se po mendonte se si në Gjermani numërimi i votave përfundoi disa orë pas votimit, ndërsa në Kosovë sot u bënë 15 ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe ende nuk janë numëruar të gjitha votat.
Ai e quajti “kolaps i kapaciteteve shtetërore” këtë që po ndodh në Kosovë pas zgjedhjeve.
“Unë thjesht po e mendoja të njëjtën gjë. Çfarë kolapsi i kapaciteteve shtetërore në Kosovë. Shënim: Pothuajse 50 milionë njerëz votuan në Gjermani, më pak se një milion në Kosovë”, shkroi ai në X.
Prelex pyeti se si mund t’u besojnë njerëzit rezultateve pas një vonese kaq të gjatë për rezultatet.
“Pas një vonese të pashpjegueshme si kjo, si mund të presë qeveria që njerëzit t’u besojnë rezultateve? Të cilat – supozoj – me siguri do të jenë të sakta”.
Postimi i tij i plotë në “X”:
I was just thinking the same thing. What a collapse of state capacity in Kosovo. Note: Almost 50 million people voted in Germany, less than a million in Kosovo. https://t.co/GV4mCFC370
— Marko Prelec (@mprelec) February 24, 2025