“Predha” e Joelinton kundër Milanit zgjedhet goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

UEFA Liga e Kampionëve ka zgjedhur golat më të mirë të javës, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve. Goli më i mirë i javës u zgjedh i Joelinton në përballjen Neëcastle United – Milan, e zhvilluar të mërkurën, shkruan lajmi.net. Joelinton realizoi supergol me një goditje të fuqishme në portën e…

Sport

15/12/2023 12:35

UEFA Liga e Kampionëve ka zgjedhur golat më të mirë të javës, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve.

Goli më i mirë i javës u zgjedh i Joelinton në përballjen Neëcastle United – Milan, e zhvilluar të mërkurën, shkruan lajmi.net.

Joelinton realizoi supergol me një goditje të fuqishme në portën e Milanit, në humbjen 1:2 të skuadrës së tij.

Goli i dytë më i mirë ishte ai i Arthur Cabral në ndeshjen Salzburg – Benfica.

Ndërkaq, Top 3 e mbyll Oscar Bobb i Manchester Cityt që “turpëroi” futbollistët e Crvena Zvezdës dhe shënoi gol të bukur në mes të Beogradit./Lajmi.net/