Prebreza pas votimit fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka votuar në shkollën “Zenel Salihu në fshatin Bardhë i Madh. Ai pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe siç ka thënë ai të bëjnë zgjedhjen e duhur “Sot është ditë e mirë, diell,po besoj që Fusha Kosova…

Lajme

09/11/2025 10:32

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka votuar në shkollën “Zenel Salihu në fshatin Bardhë i Madh.

Ai pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe siç ka thënë ai të bëjnë zgjedhjen e duhur

“Sot është ditë e mirë, diell,po besoj që Fusha Kosova nga nesër ka me rrëza më shumë, ftojë qytetarët që dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të bëjnë zgjedhjen duhur”, ka thënë ai.