Prebreza i VV-së ia huq keq, e ngatërron rrugën me emrin e dëshmorit me atë të Enver Sekiraqës

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Zgjedhjet në kohë” ka bërë një lapsus që ka ngjallur reagime, duke ngatërruar emrin e një dëshmori me atë të Enver Sekiraqës. Duke folur për infrastrukturën rrugore në komunë, Prebreza përmendi disa shembuj të rrugëve që, sipas tij, shtrohen disa…

Lajme

24/09/2025 15:26

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, gjatë një paraqitjeje në emisionin “Zgjedhjet në kohë” ka bërë një lapsus që ka ngjallur reagime, duke ngatërruar emrin e një dëshmori me atë të Enver Sekiraqës.

Duke folur për infrastrukturën rrugore në komunë, Prebreza përmendi disa shembuj të rrugëve që, sipas tij, shtrohen disa herë brenda një periudhe të shkurtër, raporton lajmi.net

“Shembuj me emra të rrugëve, ta zamë rruga ‘Hajrullah Zymi’, rruga ‘Enver Sekiraqa’, brenda gjashtë muajve ndodh që shtrohet dy herë.”

Mirëpo, në këtë rast, Prebreza duket se ka ngatërruar emrin Enver Sekiraqa, i njohur për përballje me drejtësinë për çështje kriminale, me Naser Sekiraqën, dëshmor i rënë në luftën e UÇK-së, i nderuar me rrugë në Fushë Kosovë./Lajmi.net/