Prattipati takohet me Kurtin: Ne presim angazhim konstruktiv për të avancuar prioritetet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet rajonal
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, u takua sot me Kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re. Në njoftim thuhet se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës mbajnë një potencial të fuqishëm, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve. Ambasada amerikane thekson…
Lajme
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, u takua sot me Kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re.
Në njoftim thuhet se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës mbajnë një potencial të fuqishëm, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve. Ambasada amerikane thekson se pret angazhim konstruktiv për të avancuar prioritetet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet rajonal, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua sot me Kryeministrin Albin Kurti pas formimit të qeverisë së re. Marrëdhënia ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës ka potencial të madh, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim angazhim konstruktiv për të avancuar prioritetet e përbashkëta për paqe dhe stabilitet rajonal./lajmi.net/