Prattipati bën homazhe te varri i Rugovës

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës, Prattipati vendosi kurorë lulesh mbi varrin e tij. Në njoftimin e Ambasadës amerikane, Rugova u cilësua si vizionar i paqes. “E ngarkuara me punë në SHBA, Anu…

Lajme

21/01/2026 14:06

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Në 20-vjetorin e vdekjes së Rugovës, Prattipati vendosi kurorë lulesh mbi varrin e tij.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane, Rugova u cilësua si vizionar i paqes.

“E ngarkuara me punë në SHBA, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderimin e Dr. Ibrahim Rugovës në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Një vizionar i paqes, Dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti – jo dhuna – janë rrugët e vërteta drejt lirisë” thuhet në postimin e Ambasadës.