Prapë arrestime për shtënie në dasma

Policia e Kosovës gati çdo ditë të verës po arreston qytetarë të cilët po shtënë me armë zjarri për të festuar ceremonitë martesore.

Lajme

03/08/2015 13:39

Raportet e policisë së Kosovës gati çdo ditë paraqesin aksidente dhe arrestime për të shtëna me armë zjarri.

Vetëm në fshatin Llaushë të Podujevës gjatë ditës së hënë janë kryer disa arrestime. Në Llaushë janë arrestuar tre qytetarë pasi që kishin shtënë me pistoletë në aheng familjar, ndërkaq të njëjtëve u janë konfiskuar armët.

Po ashtu edhe në fshatin Pevuq të Podujevës është arrestuar një qytetar për shtënie me armë zjarri në aheng familjar, me ç’rast edhe i është konfiskuar pushka automatike e prodhimit kinez.

Gjithashtu edhe në qytetin e Prishtinës janë raportuar të shtëna me armë zjarri në aheng familjar, me ç’rast janë arrestuar tre të dyshuar, me ç’rast dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga ta me urdhëresë është dërguar në burgun e Smrekovnicës./lajmi.net