Pranoi shtrenjtimin e rrymës, komentuesit e “gozhdojnë” Qeverinë: A e dini çka keni propozu, Qeveri e praktikantëve

Mbrëmë vonë, Qeveria në detyrë, konkretisht Ministria e Ekonomisë, e ka pranuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike. Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka lënë të kuptohet se rritja e tarifave pranohet me një kundërshtim. Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak…

Lajme

29/03/2025 09:09

Mbrëmë vonë, Qeveria në detyrë, konkretisht Ministria e Ekonomisë, e ka pranuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike.

Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka lënë të kuptohet se rritja e tarifave pranohet me një kundërshtim.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.

Ndërkaq, shumë qytetarë janë shprehur të revoltuar me këtë vendim, duke shkruar komente të ndryshme në faqen e Ministrisë së Ekonomisë.

Komente e qytetarëve pa ndërhyrje:

“Nuk provohet shteti o djem. Ju per me fillozofu ka 2025 fjal perniher jeni tpart. Pi dilni pak nteren kqyrni qa na keni bo”, “Qeveri e praktikantav”, “A jeni more me logjikë të shëndoshë qka keni propozuar????”.