Pranohet oferta, Guardiola siguron përforcimin e ri në Man City

Manchester City ka siguruar një përforcim të ri në mbrojtje.

Sport

30/07/2020 13:09

Manchester City ka paraqitur ofertë me vlerë prej 41 milionë funte për mbrojtësin Nathan Ake e cila është pranuar nga Bournemouth, raporton Sky Sports News, transmeton lajmi.net.

Bisedimet mes klubeve për reprezentuesin holandez kishin filluar para përfundimit të sezonit në Premierligë, kurse pas rënies së Bournemouth nga elita e futbollit anglez pothuajse është konfirmuar largimi i 25 vjeçarit.

Ake iu bashkua Bournemouthit nga Chelsea për 20 milionë funte më 2017 dhe spekulohej me rikthim në Stamford Bridge.

Por, Manchester City duket se ka fituar garën për transferimin e tij. /Lajmi.net/