Prangoset shtetasja e Italisë pasi në valixhe iu gjetën substanca narkotike
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Han të Elezit, një shtetases italiane i janë gjetur substanca narkotike. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se të dyshuares i janë gjetur: 4.94 gramë metafetaminë, 4.20 gramë mephodrone, 158.8 gramë gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë kontrollit të një autobusi në pikën kufitare në Han të Elezit, një shtetases italiane i janë gjetur substanca narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se të dyshuares i janë gjetur: 4.94 gramë metafetaminë, 4.20 gramë mephodrone, 158.8 gramë gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona celularë, 4820 € para të gatshme dhe dy kartëmonedha nga 100€ që dyshohet se janë të falsifikuara.
E njëjta është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- PKK Hani i Elezit 19.11.2025 – 10:30. Njësitë policore bashkë me zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një autobusi, në valixhe e një udhëtare shtetase e Italisë, ka gjetur dhe sekuestruar: 24.94 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit methaphetamin, 4.20 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit mephodrone, 158.8 gramë likuid substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona celularë, 4820 € para të gatshme dhe dy kartëmonedha nga 100€ që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit ë rastit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/