Prangoset për ngacmim seksual në Obiliq, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 07:55. Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një viktimë femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar…
Lajme
Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 qershor 2026, rreth orës 07:55.
Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një viktimë femër kosovare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka vendosur që i dyshuari, pas procedurave policore, të dërgohet në mbajtje.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë:
Obiliq/08.06.2026 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/