Prangoset një person Podujevë, shtiu me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar

Një person është arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Sipas PK-së, thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë dhe 23 gëzhoja. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me…

Lajme

09/08/2026 10:21

Një person është arrestuar në fshatin Llapashticë të Podujevës, pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.

Sipas PK-së, thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë dhe 23 gëzhoja.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Fsh. Llapashticë, Podujevë 08.08.2026, 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 18 fishekë si dhe 23 gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ne njoftimin e PK-së.