Prangoset një person në Prishtinë, dyshohet se prodhonte para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se po prodhon para të falsifikuara. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se arrestimi tij ka ndodhur ditën e mërkurë, ku edhe është bërë bastisja e banesës së tij. Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar…

Lajme

26/06/2025 10:00

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se po prodhon para të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se arrestimi tij ka ndodhur ditën e mërkurë, ku edhe është bërë bastisja e banesës së tij.

Ndërkaq i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 25.06.2026-14:10. Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një pune operative kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovarë, pasi që i njëjti dyshohet se prodhon para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në banesën e të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar 135 fletë formati A4 ku ishin të fotokopjuara kartëmonedha të ndryshme, një xham me holograme të prera, një skallper dhe vizore, katër ngjitës, shirit izolues, një printer, pako cigare, një telefon foli me ngjyra si dhe para të gatshme në vlerë totale rreth 4.796.40 €. I dyshuari pas intervistimit me  vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/