Prangoset një person në Klinë, e lëndoi policin gjatë tentativës për t’i ikur

Një person është arrestuar të hënën në Klinë nën dyshimet se i njëjti i ka shkaktuar lëndime trupore një polici. Ngjarja, siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ndodhi gjersa i dyshuari gjatë një ndalese nga policia tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. “Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në kryerje të…

Lajme

14/10/2025 10:19

Një person është arrestuar të hënën në Klinë nën dyshimet se i njëjti i ka shkaktuar lëndime trupore një polici.

Ngjarja, siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, ndodhi gjersa i dyshuari gjatë një ndalese nga policia tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

“Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare kanë ndaluar një automjet dhe pasi i është kumtuar se duhet t’i nënshtrohet kontrollit policor, i dyshuari me vrull ka nisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar lëndime trupore zyrtarit policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, bën të ditur policia.

Poashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.