Prangosen dy persona në Pejë, dyshohet se ndaluan së pari të ndihmojnë e më pas i sulmuan me mjet të mprehtë dy të tjerë
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, dje rreth orës 03:00, të mëngjesit, kanë bërë të ditur se janë njoftuar pёr njё vetaksident i cili ka ndodhur nё fshatin Banjё-Istog. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se brenda veturës ishin dy persona të cilët thanë se për ndihmë ishte ndaluar një veturë me…

Lajme
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, dje rreth orës 03:00, të mëngjesit, kanë bërë të ditur se janë njoftuar pёr njё vetaksident i cili ka ndodhur nё fshatin Banjё-Istog.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se brenda veturës ishin dy persona të cilët thanë se për ndihmë ishte ndaluar një veturë me targa të huaja. tё cilёt fillimisht iu kanё ofruar ndihmё tё aksidentuarve, ndёrsa mё pas ishin sulmuar fizikisht, ku njёri nga viktimat ka pёsuar lëndim nё hundё ndrёsa tjetri ka pёsuar lëndime nga mjeti i mprehtё.
Lidhur me rastin, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.
Derisa tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Istog, rreth orёs 16:00, janё identifikuar dhe janë arrestuar tё dyshuarit e kёtij rasti.
Ndërkaq pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё. /Lajmi.net/