Poulsen shënon golin e dytë më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane
Goli i Yussuf Poulsen të Danimarkës ndaj Belgjikës do mbahet mend për një kohë të gjatë.

Sport
Danezit për të realizuar në portën e Belgjikës iu deshën vetëm një minutë e 39 sekonda, shkruan lajmi.net.
Ky gol për Poulsen do jetë edhe më i rëndësishëm duke marrë parasysh se është goli i dytë më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane.
Para tij, është vetëm futbollisti i Rusisë, Dmitri Kirichenko që kishte shënuar gol për 1 minutë e 7 sekonda në fitoren ndaj Greqisë në vitin 2004.
Ndërkohë, rezultati momental i ndeshjes Danimarkë – Belgjikë është 1 – 1./Lajmi.net/
?? Yussuf Poulsen's opener was the second-fastest goal in EURO history! ???#EURO2020
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 17, 2021