Pothuajse e kryer: Araujo pritet të nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën këtë javë
Ronald Araujo do t’ju japë fund krejt dyshimeve gjatë kësaj jave. Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano njofton se qendërmbrojtësi stabil ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Javëve të fundit spekulohej për një transferim të tij të mundshëm në Juventus gjatë janarit, por Araujo ndërroi mendje dhe këtë javë…

Sport
Ronald Araujo do t’ju japë fund krejt dyshimeve gjatë kësaj jave.
Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano njofton se qendërmbrojtësi stabil ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij.
Javëve të fundit spekulohej për një transferim të tij të mundshëm në Juventus gjatë janarit, por Araujo ndërroi mendje dhe këtë javë pritet ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.
Marrëveshja është arritur javën e kaluar pasi kampi i futbollistit uruguaian e ka dhënë dritën e gjelbër.
25 vjeçari nuk do të jetë i vetmi që do ta hedhë të zezën mbi të bardhë pasi krahas tij pritet të nënshkruajnë kontrata të reja edhe lojtarët tjerë të rëndësishëm si Pedri, Gavi dhe Gerard Martin.
E më pas do të jetë radha e super-talentit, Lamine Yamal.
Araujo ka qenë mbrojtësi kryesor i ekipit nga “Camp Nou” në sezonet e fundit, por kohëve të fundit s’po e lënë rehat lëndimet.