Postoi video në rrjete sociale duke shtënë me armë, arrestohet një person në Klinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar të hënën rreth orës 20:30 në Zllakuqan të Klinës, pasi kishte postuar një video në rrjete sociale duke shtënë me armë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari është i mitur dhe se i është gjetur e konfiskuar arma pushkë ajrore. “Me vendim të…

Lajme

25/11/2025 09:38

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar të hënën rreth orës 20:30 në Zllakuqan të Klinës, pasi kishte postuar një video në rrjete sociale duke shtënë me armë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari është i mitur dhe se i është gjetur e konfiskuar arma pushkë ajrore.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Lajmi.net/