Postoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Rahovec, pasi që i njëjti kishte postuar video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe pesë fishekë. Pas…

Lajme

03/12/2025 09:35

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Rahovec, pasi që i njëjti kishte postuar video në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

Me vendim të prokurorit, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe pesë fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/