Postimi me plot gabime drejtshkrimore i Shpejtim Bulliqit, ia huq edhe fjalës “liberalizim”
Anëtari më i ri i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi që në këtë parti kaloi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi ka thënë se po ikë një legjislaturë e Kuvendit që ka cënuar integritetin territorial të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, ajo çka ka rënë në sy janë gabimet e shumtë drejtëshkrimore në postimin e Bulliqit.
Madje, liberalizimin e vizave, Bulliqi e ka quajtur “liberalim”, për të cilin thotë se u dha tokë që të ndodhë, duke iu referuar në këtë rast Demarkacionit me Malin e Zi. /Lajmi.net/