Postimi epik i Vedatit lidhur me tërheqjen e 10 përqindëshit në Trust

Vedat Bajrami ka ironizuar lidhur me çështjen e kursimeve të 10 përqindëshit.

ShowBiz

09/12/2020 14:00

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të mundësojë që qytetarët të tërheqin 10 përqindëshin e kursimeve, shkruan lajmi.net.

Pritet që nga dita e premte të hapet linku, ku qytetarët mund të aplikojnë lidhur me tërheqjen e këtyre kursimeve.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, aktori Vedat Bajrami ka ironizuar lidhur me 10 përqindëshin.

“Edhe dy herë kena me flejt edhe tani kemi me apliku në #Trust ?”, shkruan me shaka aktori, cili pranoi komente të shumta nga ndjekësit. /Lajmi.net/