Posti i Presidentes, i paprekshëm

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, ka deklaruar se pavarësisht koalicioneve post-zgjedhore, posti i Presidentes se Shtetit është i sanksionuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe si i tille është i paprekshëm deri në 2016.

Lajme

23/05/2014 12:16

Ambasadorja Jacobson ka konfirmuar se Departamenti i Shtetit ka parë rezultate të prekshme në veri te vendit, si rezultat i dialogut, transmeton Rrokum TV.

Ajo ka vlerësuar si rezultat pjesëmarrjen e etnisë serbe në zgjedhjet lokale që u organizuan në veri, sipas ligjeve të Kosovës, dhe një situatë më stabile të sigurisë.

Jacobson ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin dialogun dhe procesin e nisur në Bruksel, pavarësisht formatit për të cilin do të përcaktohen palët e përfshira.

Ambasadorja amerikane tha se janë zgjedhësit që kanë me përcaktua se çka duhet me qenë prioritetet dhe pritjet. Por, ajo potencoi se është më shumë rëndësi që në fokus me qenë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Jacobson ftoi qytetarët e Kosovës me dalë sa më shumë në zgjedhje dhe tha se pret zgjedhje të lira dhe fer.