Portugalia fituese e ‘Eurovision 2017’ (Video)
Salvador Sobral ishte përfaqësuesi i Portugalisë i cili mbrëmë mori gjithsej 758 vota dhe fitoi vendin e parë në këtë festival kënge.

ShowBiz
Portugalia fituese me këngën “Amar Pelos Dois” la prapa Bullgarinë me 615 vota dhe Moldavinë me 374, shkruan lajmi.net.
Këto këngë njëherësh ishin parë edhe si favorite në këtë edicion të Eurovision, ndërsa votat janë mbledhur nga juria e secilit vend dhe publiku.
Kujtojmë që Shqipëria këtë vit është përfaqësuar nga Linda Halimi e cila u eliminua në natën e parë gjysmëfinale. /Lajmi.net/
