​Portugali, më shumë se 70 komuna në rrezik maksimal nga zjarri

Rreth 70 komuna në pjesën e brendshme të Veriut dhe Qendrës dhe në rajonin e Algarve janë në rrezik maksimal nga zjarri të premten, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA). Sipas këtij instituti, më shumë se 70 komuna në rrethet Bragança, Vila Real, Guarda, Viseu, Coimbra, Castelo Branco, Portalegre, Santarem, Leiria dhe Faro…

Bota

11/08/2023 10:36

Rreth 70 komuna në pjesën e brendshme të Veriut dhe Qendrës dhe në rajonin e Algarve janë në rrezik maksimal nga zjarri të premten, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA).

Sipas këtij instituti, më shumë se 70 komuna në rrethet Bragança, Vila Real, Guarda, Viseu, Coimbra, Castelo Branco, Portalegre, Santarem, Leiria dhe Faro janë në rrezik maksimal, raporton LUSA.

Në rrezik shumë të lartë IPMA vendosi rreth 90 komuna në rrethet Faro, Beja, Lisbona, Leiria, Santarem, Portalegre, Castelo Branco, Coimbra, Viseu, Guarda, Aveiro, Porto, Braga dhe Vila Real.

Por në rrezik të lartë është pothuajse i gjithë rajoni Alentejo, një komunë Algarve dhe më shumë se 40 të tjera në rrethet e Setubal, Lisbonës, Santarem, Leiria, Aveiro, Porto, Vila Real, Braga dhe Viana do Castelo.

Rreziku i zjarrit i përcaktuar nga IPMA ka pesë nivele, duke filluar nga i ulëti deri në maksimum, dhe përllogaritjet janë marrë nga temperatura e ajrit, lagështia relative, shpejtësia e erës dhe sasia e reshjeve në 24 orët e fundit.

Për ditën e sotme IPMA parashikon një rritje të vogël të temperaturave maksimale në të gjithë territorin dhe një rritje të vogël të temperaturave minimale në pjesën e brendshme të veriut dhe qendrës, dhe gjithashtu në Algarven lindore.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, herë pas here e fortë në zonat malore dhe pasdite në brezin bregdetar. Gjithashtu do të ketë mjegull në mëngjes.

Sa i përket temperaturave, minimaleet do të jenë ndërmjet 16ºC në Bragança, Vila Real, Viseu dhe Sines, dhe 25ºC në Faro, ndërsa maksimalet midis 26ºC në Braga dhe Aveiro dhe 42ºC në Faro.