Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin kërkon ndihmë për Ukainën

Portieri ukrainas Andriy Lunin ka kërkuar ndihmë nga spanjollët pas agresionit që Rusia po shfaq ndaj Ukrainës.

Sport

26/02/2022 18:25

Lunin në rrjetin e tij social Instagram ka kërkuar ndihmë për ushqime, veshje, pambuk, fasha e shumë gjëra të tjera nga spanjollët, me qëllim që të iu ndihmojnë ukrainasve.

“Të dashur spanjollë dhe të gjithë njerëzit që duan të ndihmojnë Ukrainën tani në këto momente të vështira. Në Calle Méndez Álvaro 8, Ucramarket, nga ora 11:00 deri në orën 17:00 ju nevojiten: ushqime të konservuara, pambuk, brez elastik, fashë, qetësues kundër dhimbjeve. Veshje: çorape të ngrohta. Faleminderit shumë për bashkëpunimin”, ka shkruar Lunin të shtunën në mëngjes në një postim në storjet e tij në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, transmeton lajmi.net.

Lunin ka familjarë dhe miq në një zonë afër Kievit, kishte atë kërkesë për t`iu ndihmuar bashkatdhetarët e tij që po vuajnë shkatërrimet e luftës.

Portieri ka marrë mbështetje edhe nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. /Lajmi.net/