Portieri i Kroacisë me gjest fantastik humanitar, jep fanellën e tij për ndihma në Turqi

Tërmeti i madh që goditi disa qytete të Turqisë ka shokuar të gjithë. Shumë sportisë po mundohen të ndihmojnë me para apo gjëra të tjera. I fundit që bëri një gjest fantastik ndihme, ishte portieri i Kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakovic, shkruan Lajmi.net Livakovic (28-vjeçar) mori fanellën e tij dhe dorëzat që kishte mbrojtur në…

Sport

18/02/2023 14:45

Tërmeti i madh që goditi disa qytete të Turqisë ka shokuar të gjithë. Shumë sportisë po mundohen të ndihmojnë me para apo gjëra të tjera.

I fundit që bëri një gjest fantastik ndihme, ishte portieri i Kombëtares së Kroacisë, Dominik Livakovic, shkruan Lajmi.net

Livakovic (28-vjeçar) mori fanellën e tij dhe dorëzat që kishte mbrojtur në çerekfinalen e Kupës së Botës ‘Katari 2022’ ndaj Brazilit dhe i çoi në Ambasadën e Turqisë në Kroaci.

Ai ka kërkuar që kjo fanellë dhe dorëzat e tij të vendosen në ankand dhe shuma të dhurohet për ndihma në pjesët e goditura në tërmeti i madh që ka lënë të vdekur një numër të madh personash.