Portieri i Gijonit ironizon me milionat e Realit

Njëri ndër futbollistët më meritor të pikës së fituar nga Gijoni, portieri Cuellar, është shprehur më se i lumtur për barazimin kundër Real Madridi.

Sport

24/08/2015 13:38

Portieri i Gijonit, Cuellar ka ngacmuar pak a shumë skuadrën e Real Madridit, duke thënë se ata arritën t’i ndalin me thjeshtësi milionat e Los Blancos.

“Me sakrificë dhe përulësi i ndalëm milionat që e përfaqësojnë Real Madridin. Ekipe të mëdha janë ato që bëjnë kilometra si kolegët e mi sot, e jo vetëm ato që kamë buxhet”, deklaroi Cuellar.

Ai ndali disa tentime të madrilienëve, duke u bërë enigmë e pazgjidhur në mbrëmjen e së dielës për ‘Los Blancos’.