Porsche ndahet në dysh në qendër të Moskës, vdes djali i vetëm i milionerit rus (Video/Foto)
Një Porsche 911 Turbo S, veturë sportive u nda në dy pjesë duke u shndërruar në një grumbull hekurash dje gjatë një vetëaksidenti në qendër të kryeqytetit rus, Moskë.
Bota
Sipas televizionit rus, RT, dy të rinj vdiqën në aksident pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit luksoz në një rrugë të lagur nga shiu, pasi po voziste me një shpejtësi prej më shumë se 150 km/h, transmeton lajmi.net.
Vetura pas rrëshqitjes u përplas në një shtyllë ndriçimi të rrugës duke u ndarë në dy pjesë.
Autoritetet thanë se trupat e viktimave u gjetën disa metra larg pjesëve të automjetit të bërë copë – copë. Ata vdiqën menjëherë, ka thënë policia, e cila shtoi se shoferi ishte djali i një ish politikani rus.
Porsche po drejtohej nga 23-vjeçari Igor Esipovsky, djali i një guvernatori rus i cili vetë vdiq në një aksident me helikopter në vitin 2009.
Ndërsa pasagjeri në veturën super të shpejtë ishte Talya Ballo, 26 vjeçar, djali i vetëm i një biznesmeni milioner rus. (lajmi.net)