I porsalinduri që i mbijetoi varrosjes për së gjalli, adoptohet nga një familje e pasur në Zvicër (Foto)  

Djaloshi i njohur vetëm si Aidin, që është gjetur i rrahur dhe i varrosur në një varr të thellë 20 centimetra, në periferi të Khon Kaen në Tajlandë, tani do të adoptohet nga një familje në Zvicër.

Bota

10/10/2016 15:41

Kachit Krongyut ka qenë duke i kthyer dhentë në shtëpi, kur e ka dëgjuar fëmijën duke qarë dhe ia ka parë njërën këmbë jashtë, transmeton Telegrafi.

Ajo e ka nxjerrë menjëherë, e ka marrë në krahë dhe ka vrapuar për në rrugë të kërkoi ndihmë.

Fëmija i lënduar dhe i dehidruar, është dërguar në spital ku i është dhënë ndihma e shpejtë dhe ushqimi.

Për shtatë muaj, Aidini ka qenë nën mbikëqyrjen e kujdestarëve të jetimores, por tani ai ka gjetur familje dhe shtëpi.

Atë do ta adoptojë një familje që jeton në Zvicër, që mbetet e paemëruar.

“Jam e pikëlluar që më nuk do ta shohë Aidin, por shumë e lumtur që ai tani ka ngrohtësi familjare. Jam lidhur emocionalisht me të, sepse po të mos isha unë, ai nuk do të ishte i gjallë” ka thënë Krongyut, që e vizitonte shpesh djaloshin.

i-porsalinduri-qe-i-mbijetoi-varrosjes-per-se-gjalli-adoptohet-nga-nje-familje-e-pasur-ne-zvicer-foto-2 i-porsalinduri-qe-i-mbijetoi-varrosjes-per-se-gjalli-adoptohet-nga-nje-familje-e-pasur-ne-zvicer-foto-3 i-porsalinduri-qe-i-mbijetoi-varrosjes-per-se-gjalli-adoptohet-nga-nje-familje-e-pasur-ne-zvicer-foto-780x439