Porosia e BE-së: Kemi nevojë për një Maqedoni me qeveri stabile

Nova Tv bën të ditur se kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni do të dërgoj porosi të fuqishme për kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Lajme

30/03/2017 13:49

Sipas këtij televizioni, porosia e Bashkimit Evropian është se ajo ka nevojë për një Maqedoni me një qeveri stabile që do të mund të luftojë me të gjitha sfidat, ndër të cilat edhe kriza e refugjatëve.

Donald Tusk javën e ardhshme viziton edhe Slloveninë, Bullgarinë dhe Greqinë, për të folur për krizën e refugjatëve dhe shtegun ballkanik.

Kurse, vizita në Maqedoni nuk ishte e paraparë, por kriza politike në këtë shtet ka bërë që Tusk të vizitoj edhe Shkupin. Kjo vizitë do të bëhet të hënën. /Lajmi.net/