Poroshenko paralajmëron luftë ndaj separatistëve rusë
Kievi zyrtar kërcënon se nëse shkelet marrëveshja për armëpushim, do t’i shpallë luftë separatistëve rusë në lindje të Ukrainës.
Bota
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thënë se “nuk ka arsye për panik ” rreth situatës në lindje të vendit.
Poroshenko u tha zyrtarëve të sigurisë dhe ligjvënësve sot se forcat e armatosura të Ukrainës janë “të gatshme për t’u kundërpërgjigjur” ndaj ofensivës së separatistëve pro-rusë, nëse marrëveshja për armëpushim e 5 shtatorit shkelet.
Por ai tha se Kievi vazhdon të mbetet i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje “politike dhe paqësore” për konfliktin, i cili la 4 mijë persona të vdekur që nga prilli.
Në ndërkohë, një zëdhënës ushtarak tha se një ushtar ukrainas është vrarë dhe gjashtë tjerë janë plagosur vetëm gjatë 24 orëve të fundit. /REL/