Populli ka vendosur
Eqrem Kryeziu thotë se qytetarët e Prizrenit janë të vendosur për të votuar LDK’në. Thotë se për 7 vjet sa ka qenë në pushtet, LDK ka bërë mrekulli në krahasim me qeverisjen e PDK’së.
Lajme
Kandidati i LDK’së për Kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, thotë se kjo parti më 3 nëntor do të kthehet si forcë dominuese.
Kryeziu ka vijuar me fushatën e tij elektorale fshatin Arbanas dhe në Lagjen ‘Jeta e re’.
“Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në të gjitha mjediset ku mbahen tubimet elektorale të LDK’së është garanci se më 3 nëntor qytetarët e Komunës së Prizrenit do ta votojnë ndryshimin”, ka thënë ai.
“Kemi qenë në pushtet 7 vjet dhe pa buxhet dhe pa kompetenca kemi bërë mrekulli. Sot buxheti është shtatë herë më i madh, por problemi sot është se po vidhet buxheti”.
“Ne do të kemi para të mjaftueshme, sepse para ka gjithmonë nëse nuk i vjedh”.
“LDK në shtatë vjet të qeverisjes është dëshmuar dhe qytetarët e Prizrenit po thonë, po, votën do t’ia japim LDK’së”.
“Populli tashmë ka vendosur në fitoren e së drejtës, në fitoren LDK’së”.