Politikanit serb në veri i konfiskohet droni, bëri xhirime pa autorizim
Policia e Kosovës i konfiskon një dron politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq. Konfiskimin e dronit për lajmi.net, e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Ndryshe për këtë veprim Arsenijeviq është shoqëruar në stacionin policor, ku droni edhe është dorëzuar në Agjencinë e Aviacionit. “Po droni është konfiskuar. Ne njoftojmë…
Lajme
Policia e Kosovës i konfiskon një dron politikanit serb në veri, Aleksandar Arsenijeviq.
Konfiskimin e dronit për lajmi.net, e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Ndryshe për këtë veprim Arsenijeviq është shoqëruar në stacionin policor, ku droni edhe është dorëzuar në Agjencinë e Aviacionit.
“Po droni është konfiskuar. Ne njoftojmë Agjencinë e Aviacionit Civil me raporte dhe mandej pas rekomandimit/vendimit edhe veprojmë”, ka thënë Elshani.
I njëjti dyshohet se e ka lëshuar dronin pa autorizim në zonën e ndaluar për incizim në Jasenovik ku është duke u ndërtuar një bazë e re e stacionit të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/