Politikanët për 12 ditë iu drejtohen qytetarëve – Sot fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme nacionale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nacionale. Afati për fushatë ka filluar sot, dhe do të zgjat deri më 28 dhjetor në ora 06:59, një minut para se qytetarët të mund tiu drejtohen kutive të votimit. Gjatë këtyre 12 ditëve, politikanët kanë të drejtë të flasin…

Lajme

17/12/2025 10:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nacionale.

Afati për fushatë ka filluar sot, dhe do të zgjat deri më 28 dhjetor në ora 06:59, një minut para se qytetarët të mund tiu drejtohen kutive të votimit.

Gjatë këtyre 12 ditëve, politikanët kanë të drejtë të flasin me qytetarët dhe të kërkojnë votën e tyre në forma të ndryshme.

“Ata kanë të drejtë të organizojnë tubime, ngjarje politike, debate, konferenca për media dhe aktivitete të ngjashme; Publikojnë dhe shpërndajnë afishe, reklama dhe materiale të tjera zgjedhore; Zhvillojnë fushatë përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e Mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe ligjet në fuqi”, ka njoftuar KQZ.

Partitë politike në vend sot e hapin fushatën e tyre për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke takuar qytetarët, prezantuar kandidatët e tyre për kryeministër dhe deputetë, si dhe programet e tyre për katër vitet e ardhshme. /Lajmi.net/