Politika turke e paqes

Turqia është duke lëvizur në një territor të pa eksploruar politik, pas dështimit të Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për të mbajtur shumicën e saj parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme të fundit në vend.

Opinion

16/06/2015 17:20

Zgjedhjet që Turqia po i bën në krijimin e qeverisë së re, jo që do të jenë të rëndësishme për formësimin e të ardhmes së demokracisë atje, por administrata e ardhshme do të mund të luaj rol vendimtar në një seri të proceseve të paqes jetike për rivendosjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

E para dhe kryesorja për Turqinë, është procesi i vazhdueshëm i paqes me popullsinë e vet kurde. Në thelb, ky proces ka të bëjë më ripërcaktimin e shtetit unitar laik të krijuar në vitin 1923. Të gjithë në republikën e re që nuk ishin përcaktuar në mënyrë të qartë si anëtarë të një minoriteti të njohur zyrtarisht, është dashur ti bashkohen një identiteti të ri turk.

Por kjo nuk ndodhi ashtu siç Ataturk e kishte planifikuar. Kurdët shpejtë kthyen identitetin e tyre etnik. Përfundimisht, shtypja e gjuhës dhe kulturës kurde ushqeu një kryengritje brutale të udhëhequr nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila i kushtoi vendit me 30,000 jetë njerëzish.

Ishte një gjest i madh për Presidentin Recep Tayyip Erdogan, që kishte guxim të nisë një proces të hapur të paqes me PKK në vitin 2013. Që atëherë ky proces ka bërë progres që vetëm disa vite më herët ishte e paimagjinueshme të mendohet. Por ende mbetet për tu ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt një paqeje të qëndrueshme.

1

Një zgjidhje e plotë e çështjes së kurdëve brenda Turqisë, do të jetë çelësi i stabilitetit të vendit dhe të ardhmes së saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përndryshe, dikush mund të parashikojë një skenarë në të cilin forcat e shpërbërjes po sillen mbi fqinjët Levant, që po përhapen në vetë Turqinë, me pasoja të paimagjinueshme.

Suksesi i Partisë Demokratike (HDP) që përbëhet kryesisht nga kurdët, kishin arritur të kapin 13 për qind të votave në zgjedhjet e fundit, një pus total mbi bazën elektorale të partisë, që duhet të rris besimin e kurdëve dhe të lehtësojë rrugën përpara një procesi të paqes. Por Partia e Lëvizjes Nacionaliste e ekstremit të djathtë (MHP) u shfaq e fortë në zgjedhje, duke fituar 16 për qind të votave, ndoshta për shkak të kundërshtimit popullor ndaj hapjes së kurdëve. Në të vërtetë, madje edhe Erdogan është duke u përpjekur të parandalojë përparimin e MHP-së, duke përdorur retorikën e fushatës që tjetërson shumë votues kurd.

Prioriteti më i lartë për çdo qeveri të re në Turqi do të duhej të ishte përfundimi i procesit të paqes që e filloi Erdogan. Dhe Erdogan duhet ta kuptojë se trashëgimia e tij mund të formësohet mirë qoftë nëse ky proces ka sukses apo dështon.

Procesi i dytë i paqes po rrezikohet me përpjekjet e reja për të unifikuar Qipron, që ishte ndarë nga viti 1963 dhe ishte pushtuar nga Turqia në vitin 1974. Është e çuditshme se si kryeqyteti i një vendi anëtarë i BE-së, është ndarë nga një zonë e vdekur për dekada të tëra nga trupat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Ndarja e vazhdueshme e Qipros po bllokon bisedimet për pranimin e Turqisë në BE, dhe bashkëpunimi gjithnjë më i nevojshëm mes BE-së dhe NATO-s. Por tani nën udhëheqjen e presidentit Nicos Anastasiades dhe presidentit të sapozgjedhur të Qipros Veriore, Mustafa Akinci, ekzistojnë gjasa reale pas shumë viteve të ngërçit për tu arritur një zgjedhje që do të mund të ribashkonte ishullin. Bisedimet e mbështetura nga OKB-ja, tashmë kanë fituar një vrull të ri.

Por një zgjidhja nuk do të jetë e mundur pa mbështetjen e qartë të qeverisë turke. Qëndrimi i administratës se re në këtë mënyrë do të jetë kritike; Turqia do të fitojë shumë duke mbështetur një zgjidhje për Qipron, por gjithashtu mund të kthejë zakonet e vjetra dhe të prish mundësinë e sotme unike.

Procesi i tretë i paqes ka të bëjë me marrëdhëniet e Turqisë me Armeninë, që nëse përmirësohen do të mund të ndihmonte në krijimin e kushteve për një zgjedhje paqësore mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Një marrëveshje largpamëse ishte nënshkruar nga Armenia dhe Turqia në Cyrih në tetor të vitit 2009, por forcat e gjëra regjionale bllokuan progresin me ndërhyrjen vendimtare të Rusisë.

Mbajtja e konfliktit të ngrirë me Armeninë nuk është në interesin afatgjatë të Turqisë, apo ndonjë shteti tjetër në rajon. Bllokadat e vazhdueshme dhe përballja ushtarake, në një mënyrë mund të qojë drejt trazirave të dhunshme në pjesën jugore të Kaukazit me efekte negative për Turqinë. Qeveria e ardhme do të duhej të rifillonte qasjen e arritur në Cyrih, dhe të njëjtën gjë do të duhej ta bënte edhe Armenia.

Procesi i katërt dhe më i rëndësishmi i paqes ka të bëjë me Sirinë. Turqia ka marrë një qëndrim të fuqishëm parimorë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, duke u treguar zemërgjerë në pranimin e mbi një milion refugjatëve. Por paraqitja e rrezikut nga konflikti i vazhdueshëm veçanërisht atij brenda Turqisë, nuk do të duhej të nënvlerësohej.

Të gjithë aktorët kryesorë kanë një interes të përbashkët në ruajtjen e shtetit sirian duke ndryshuar regjimin. Kolapsi i plotë i nxitur nga përpjekjet për të imponuar një zgjidhje politike me ide ushtarake, do të mund të kishte pasoja katastrofike për dekada të tëra, me Turqinë e cila do të prekej më së shumti. Administrata e re Turqisë duhet të jetë e gatshme të angazhohet në një dialog konstruktiv, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Iranin. Detyra kryesore e Turqisë është kapërcimi i ndarjeve të vjetra dhe krijimi i një qeverie funksionale.

Carl Bildt është ish kryeministër dhe ministër i jashtëm i Suedisë

(Lajmi.net është anëtare e rrjetit të Project Syndicate.)