Politano pajtohet për kalimin te Napoli

Matteo Politano me shumë gjasë do të jetë lojtar i Napolit.

Sport

24/01/2020 19:03

Ylli i Inter, Politano, nuk ka arritur të bind trajnerin Antonio Conte me paraqitjet e tij, dhe tashmë është afër të ndërrojë skuadër.

Anësori i Inter pritet t’i bashkohet skuadrës së Napolit, për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit.

‘Sky Sport Italia’ bën të ditur se Politano është pajtuar më në fund për kalimin te Napoli, transmeton lajmi.net.

Napoli do të paguaj rreth 25 milionë euro për të kompletuar transferimin e Politano. /Lajmi.net/