Politano jashtë skuadrës së Inter, afër zyrtarizimit te Roma

Ylli i Inter, Politano, është afër të ndërrojë skuadër.

Sport

14/01/2020 16:32

Matteo Politano është lënë jashtë skuadrës së Inter, për ndeshjen kundër Cagliari.

Inter do të përballet me Cagliari në kuadër të Kupës së Italisë, dhe për këtë ndeshje, Antonio Conte nuk do t’i bëjë llogaritjet në Politanon.

‘Sport Italia’ shkruan se lëvizja e Conte tregon se Roma është shumë afër të sigurojë shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Politano nuk e ka gjetur veten në skemat e Antonio Conte, duke mos u përshtatur në stilin e lojës së trajnerit.

Ai mund të fillojë një aventurë të re në Serie A, me skuadrën nga kryeqyteti. /Lajmi.net/