Policja në Suedi akuzohet se mashtroi me pushime shëndetësore për të qëndruar në Kosovë
Një hetuese policore në Suedi ka përfunduar në gjykatë nën dyshimin se kishte mashtruar me pushime shëndetësore në mënyrë që t’ia zgjaste vetes pushimet e verës në Kosovë, për tri vjet radhazi. Sipas mediave suedeze, nga hetimi paraprak i policisë rezulton se hetuesja, në të tre rastet, kishte qenë me pushime në Ballkan (fotoja e publikuar…
Bota
Një hetuese policore në Suedi ka përfunduar në gjykatë nën dyshimin se kishte mashtruar me pushime shëndetësore në mënyrë që t’ia zgjaste vetes pushimet e verës në Kosovë, për tri vjet radhazi.
Sipas mediave suedeze, nga hetimi paraprak i policisë rezulton se hetuesja, në të tre rastet, kishte qenë me pushime në Ballkan (fotoja e publikuar është nga Prizreni) dhe se, sipas shefit të saj, ajo kishte aplikuar për pushim, por nuk i ishte miratuar, në datat në të cilat më pas ishte raportuar si e sëmurë, përcjell reporteri.
“Më duket për të ardhur keq, sepse si punonjëse kam një moral shumë të lartë pune. Në historikun tim të pranisë në punë, përndryshe nuk jam kurrë me leje mjekësore gjatë gjithë vitit”, ka deklaruar e njëjta gjatë marrjes në pyetje nga policia. “Kam të drejtë të jem e sëmurë”.

Punonjësja me rrënjë shqiptare në gjykatë ka thënë se ka qenë e sëmurë dhe se kryesisht problemet lidheshin çrregullime të shëndetit mendor për kthim në punë.
“Njeriu ka të drejtë të jetë i sëmurë kudo që ndodhet. Nëse jam e sëmurë, atëherë jam e sëmurë”.
Në hetimin paraprak thuhet gjithashtu se biletat e fluturimeve të saj për t’u kthyer nga pushimet në vitet 2023, 2024 dhe 2025 ishin rezervuar për data pas asaj kur ajo duhej të ishte kthyer në punë. Për ditët e sëmundjes, ajo ka përfituar mbi 17 mijë korona në pagesë të lejes mjekësore.
Tani ajo po akuzohet për mashtrim të rëndë dhe deklarim të rremë.
“XX ka keqpërdorur besimin publik në cilësinë e saj si punonjëse e policisë duke kryer veprime që kanë pasur lidhje të ngushtë në kohë, vend dhe qëllim”, shkruhet në aktakuzë.
Dënimi për mashtrim të rëndë minimumi është gjashtë muaj burg dhe maksimumi gjashtë vjet.