Policia zhvilloi planin “Semafori”, vetëm sot shqiptoi 62 gjoba dhe hoqi 15 patentë shoferë
Policia rajonale në Prishtinë po vazhdon implementimin e planit “Semafori”. Sot, nga ora 9 deri në 14, janë shqiptuar 62 gjoba dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë. “Vetëm sot (09:00 deri në 14:00), janë shqiptuar 62 gjoba , prej tyre për mos respektim të semaforit, janë shqiptuar 15 dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë. Angazhimet…

Lajme
Policia rajonale në Prishtinë po vazhdon implementimin e planit “Semafori”.
Sot, nga ora 9 deri në 14, janë shqiptuar 62 gjoba dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë.
“Vetëm sot (09:00 deri në 14:00), janë shqiptuar 62 gjoba , prej tyre për mos respektim të semaforit, janë shqiptuar 15 dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë. Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate. /Lajmi.net/