Policia vazhdon të kërkoj ndihmë për kapjen e pesë shtetasve të Shqipërisë për kultivimin e narkotikëve në Pejë

Policia e Kosovës që nga data 4 tetor ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e pesë personave, shtetas të Shqipërisë për kultivimin e narkotikëve në Pejë. Sot, Policia e Kosovës e ka shpërndarë përsëri njoftimin në Facebook ku janë të publikuara edhe fotografitë e të dyshuarve, shkruan lajmi.net. Të dyshuarit janë: •Engjellush Ibrahimi, i…

Lajme

15/10/2024 10:33

Policia e Kosovës që nga data 4 tetor ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e pesë personave, shtetas të Shqipërisë për kultivimin e narkotikëve në Pejë.

Sot, Policia e Kosovës e ka shpërndarë përsëri njoftimin në Facebook ku janë të publikuara edhe fotografitë e të dyshuarve, shkruan lajmi.net.

Të dyshuarit janë:
•Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006W, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Mirjon Qokli, lindur me datë 09.10.1997, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Albano Saliu i lindur me datë 09.02.1991, Shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
“Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit:
[email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: