Policia trajton 22 raste të “Escortave” gjatë vitit 2024
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka trajtuar 22 raste të lidhura me dukurinë e njohur si “Escorta”, duke përfshirë aktivitetin e dyshuar të “Marrje me prostitucion”. Policia ka përdorur metoda të monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale dhe mbledhjes së fakteve nga terreni për të…
Lajme
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka trajtuar 22 raste të lidhura me dukurinë e njohur si “Escorta”, duke përfshirë aktivitetin e dyshuar të “Marrje me prostitucion”.
Policia ka përdorur metoda të monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale dhe mbledhjes së fakteve nga terreni për të trajtuar këto raste.
Si rezultat, janë identifikuar 50 persona të dyshuar – 26 femra dhe 24 meshkuj.
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), në vazhdën e realizimit të objektivave vjetore, gjatë vitit 2024, kanë trajtuar edhe rastet që lidhen me dukurinë e njohur si ‘Escorta’.
Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë kanë identifikuar 50 persona të dyshuar (26 femra dhe 24 meshkuj). Kurse, sa i përket shtetësisë, personat e dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari janë: 12 femra shtetase të Kolumbisë, 10 femra shtetase të Venezuelës, 2 femra shtetase të Perusë, 1 femër shtetase e Turqisë, 1 femër shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.
Të gjitha këto raste janë referuar Gjykatave Themelore (Departamenti për Kundërvajtje), ku personat e përfshirë (femra dhe meshkuj) janë dënuar nga gjykatat me gjoba në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja nga gjykata u është lëshuar masa plotësuese Urdhër-Dëbim nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalesa e hyrjes prej 3 vite në vendin tonë. Të gjitha këto raste, për realizimin e masës Urdhër-Dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.
Policia, falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mbetet e përkushtuar të vazhdojë, të hetojë e të merr masa parandaluese ndaj kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore”, thuhet në në njoftimin e Policisë.